Greqia shtyn deri në 21 qershor afatin për hapjen e doganës së Kapshticës

Greqia shtyn deri me 21 qershor afatin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.Ndërkohë kuotat në Kakavijë bëhen 1500 kalime në ditë, ndërsa më herët ishin 400.

Kriteret për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta.Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar.

Nga e shtuna ora policore e natës shkoi në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku u hoq fare.

Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime. Muzika u lejua në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina.

U lejuan më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitetet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.