Përplas me makinë të moshuarën dhe largohet, policia arreston shoferin në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 10:03
Policia në Gjirokastër ka arrestuar ne flagrancë pas disa orësh 60 vjeçarin A,K, i cili përplasi me makinë gruan e moshuar E.SH dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore".
Policia njofton se gruaja e moshuar është transportuar në Spitalin e Traumës.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.