Protesta e maturantëve, mësuesja: Testi ishte i nivelit mesatar

Maturantë  kanë dalë në protestë ditën e sotme, 12 qershor përpara ministrisë së Arsimit pasi pretendojnë se provimi i  matematikës i zhvilluar ditën e djeshme, 11 qershor ishte më i vështirë se niveli mesatar.

Hartuesit dhe ekspertët e testeve të matematikës deklarojnë se pyetjet ishin normale dhe në vlerësimin e nxënësve do të merret parasysh vështirësia që kanë kaluar gjatë pandemisë.

Profesoresha Mirjana Canellari në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se testi ka qenë i nivelit mesatar dhe nëse gjatë korrigjimit do shiohen pyetje të vështira, do rishikohet në favor të maturantëve.

Canellari: "Dua të theksoj se maturantët sivjet mësimin e kanë bërë në klasë. Ministria e Arsimit u kujdes që maturantët ta bënin mësimin në klasë, që të sqaronin çdo paqartësi që kishin. Gjithashtu ky vit filloi me përsëritjen e temave që ata kishin zhvilluar gjatë periudhës online. E theksoj që testit është i një niveli mesatar, pra testi ka pyetje të tre niveleve. Maturantët të jenë të qetë, hartuesit e testeve janë hartues me përvojë, janë në dijeni të programit orientues dhe është marrë parasysh që mos ketë pyetje të nivelit të tretë për periudhën që u zhvillua online.  Nëse gjatë korrigjimit do haset pyetje që ka dalë jashtë parashikimit të vështirësisë, do rishikohet në favor të maturantëve."