Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim i vëllai
Një konflikt me motive banale mes 4 të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve duke plagosur njërin prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 12 qershor në kryeqytet në ambientet e një lokali pranë rrugës "
Personi i plagosur i identifikuar si 34-vjeçari Ergin Gjoni u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, ku burime spitalore bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë një nga personat e përfshirë në ngjarje, i cili dyshohet edhe si personi që qëlloi me armë drejt Gjonit është 33-vjeçari Klajdi Shanaj. Pas disa orë ndjekjesh ai u arrestua nga uniformat blu në kryeqytet teksa është shpallur në kërkim dhe vëllai i tij Ramadan Shanaj.
Mësohet se në kërkim u shpall dhe shoku i Ergin Gjonit, Valter Pershpalaj i cili ishte me të në momentin e konfliktit. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
