Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagosen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 09:43
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, 13 qershor në aksion rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Policia informon se rreth orës 08:55, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip "Benz" është përplasur me mjetin tip "Opel", me drejtues A. D.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip "Opel" dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjerenë mjetin tip "Benz", të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
