Debati për hartën e re gjyqësore, Gjonaj: Në fund të këtij muaji drafti final
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2021, 22:29
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur nga Shkodra në lidhje me hartën e re gjyqësorë të propozuar nga Këshilli i Lartë gjyqësor ku parashikohet vetëm një Gjykatë Apeli dhe shkrirja e disa gjykatave të shkallës së parë.
Gjonaj tha se deri në fund të majit pritet të përfundojë drafti final ku rëndësi i është kushtuar aksesit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.