Gara për liderin e ri, 1640 demokratë në Berat i drejtohen qendrave të votimit

Demokratët në të gjithë vendin u janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë.

Qendrat janë hapur në orën 08.00 dhe procesi i votimit do të përfundojë në orën 19.00.

Ora News sjell pamje nga nisja e procesit të votimit në Berat ku do të votohet për katër kandidatët.

Në të gjithë qytetin e Beratit do të votojnë 1640 votues për kryetarin e partisë.

Votimi ka filluar në orën 08:00 pa asnjë problem.