Velaj: Kjo PS që e solli nga "bodrumet" është urrejtja më e madhe e Dritan Lelit

Në Vlorë çështja e sulmeve kundrejt Dritan Lelit është bërë si puna e skedinave.

Qytetarët po vënë baste se kush do jetë i radhës.

Një ndër ta këtë mëngjes është edhe deputeti socialist, Fate Velaj i cili tregohet i ashpër në shkrimin e tij duke e quajtur Lelin si njeri bodrumesh.

Sipas tij partia socialiste e nxori Lelin nga bodrumi, nga errësira dhe i dha atij jetë, ndërsa ai ja shpërbleu me urrejtje.

Postimi i plotë:

"...po si ka mundësi?!

- U fituan zgjedhjet në 25 Prill, por Dritan Leli nuk shkroi asnjë status në Facebook, të paktën “Urime për fitoren PS”.

- U mbajt kongresi dje, por, Dritan Leli, nuk gjeti shkronjat të shkruante një status “Urime për 30 vjetorin PS”.

(Jam i bindur se dhe djali i Joao Amazonas që vinte enkas nga Brazili në çdo kongres të para  viteve '90, do e ketë shkruar një status dje)

Pra, kjo PS që e solli nga "bodrumet" e spitalit Hygeia, aty ku as valët e telefonit nuk arrinin dot dhe e bëri kryetar bashkie në mes të Vlorës, kjo PS, ka qenë urrejtja e tij më e madhe."