Nga analiza e 25 prillit tek regjistri digjital, 6 vendimet e miratuara nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së
Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka miratuar 6 vendime të propozuara nga Asambleja Kombëtare.
Tashmë në PS do të ngrihet një Komision i Posaçëm bashkangjitur analizës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Një tjetër vendim është hapja e PS-së dhe pranimet e reja në parti dhe gjithashtu në PS do të funksionojë një regjistër digjital.
Vendimet e miratuara:
1- Vendim për zhvillimin e analizës së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prill 2021;
2- Vendim për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të riorganizimit;
3- Vendim për zhvillimin e mbledhjes zgjedhore në strukturat vendore të partisë;
4- Vendim për hapjen e partisë dhe pranimet e reja në PS;
5- Vendim për regjistrin digjital të Partisë Socialiste;
6-Kalendari i veprimtarive kryesore politike organizative të partisë.
Zoti Balla e mbylli fjalën e tij duke thënë se do të fillojë puna për fitoren në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare të viti 2025.
