Asambleja e PS-së, Koka: U duk si një Kongres prerje kokash, i pari ishte Ruçi
Gazetari Bledian Koka në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini foli për Kongresin që PS-ja mbajti ditën e sotme, 12 qershor në stadiumin "Air Albania" me rastin e 30 vjetorit të krijimit të saj.
Koka u shpreh se nuk pa asnjë mesazh në Kongres, përveç idesë së madhështisë. Ai tha se u duk si një kongres prerje kokash dhe koka e parë që u "pre" ishte ajo e Ruçit i cili deklaroi se do largohet nga politika, pas 30 vitesh anëtar i PS-së.
Koka: "Kongresi duhet parë në aspektin esteti dhe asgjë nuk ndryshonte nga kongreset e Kim Jong Un, ajo ideja e madhështisë. E vetmja gjë që unë pashë ishe vetëm forma dhe asnjë lloj mesazhi përsa i përket asaj që do të sjellë mandati i tretë i qeverisë. Zoti Rama u krenua për të bërë atë që di të bëjë më mirë, tradhtimin e të gjithë atyre që i ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë, të gjithë atyre që i ka urdhëruar të firmosin tendera, afera korruptive nga më kriminalet.
Në fund fare ai paralajmëroi se ata që i kanë firmosur këto vendime në raport me urdhrat e Edi Ramës ata do të jenë fajtorët. Në fund fare njeriu që është i pafajshëm është Edi Rama. Ai është i vetëdijshëm për dëmet që janë bërë gjatë qeverisjes së tij në 2 mandatet e para, është i vetëdijshëm që ka pasur shtetarë që kanë abuzuar me ligjin. U duk si një kongres prerje kokash dhe prerja e parë ishte ajo e Ruçit, por nuk kishte ndonjë mesazh, përveç formës që ai është i shkëlqyeri."
