Sot 30 vjet PS, Rama uron socialistët: Vazhdojmë përpjekjen që Partia të bëhet më e mirë

Partia Socialiste mbledh sot pasdite Kongresin,  ndërsa kryeministri Edi Rama uroi socialistët me një mesazh në rrjetet sociale.

"Me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët" shkruan ndër të tjera Rama.

Kongres do të mbahet në stadiumin “Air Albania”. Mbledhja e anëtarëve do të nisë në orën 17:30, pasi pjesa e parë do të jetë me mesazhe dhe urime. Më pas, kryesocialisti Edi Rama do të tregojë forcën e pushtetit përpara delegatëve socialistë.

Përveç trokitjes së gotave të pushtetit, socialistët do t’i nënshtrohen edhe një procesi analize dhe zgjedhje, por duke nisur me strukturat vendore, ndërsa kryesia e vjetër edhe në fillim të mandatit të ri, do të vijojë të qëndrojë në fuqi.