Viti i ri shkollor, mungojnë disa tekse nëpër shkolla
Në prag të fillimit të ri shkollor në gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit mungojnë një pjesë e librave. Ministria e Arsimit fajëson për këtë shtëpitë botuese dhe i bën apel atyre se nëse nuk e zgjidhin këtë problem brenda 4 ditëve do të ndërpresin kontratën deri në futjen e tyre në listën e zezë në vitin tjetër. MASH garanton se janë marë të gjitha masat që në ditën e parë të shkollës të gjitha shkollat do të jenë të kompletuara plotësisht me tekste.Nga një vëzhgim në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit, librat që mungojnë në gjimnaze janë: anglishtja, historia dhe një pjesë e lëndëve me zgjedhje. Ndërsa në ato 9-vjeçare janë biologjia dhe historia.Sipas këshilltarit të ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi e njëjta situatë po monitorohet edhe nëpër rrethe për të garantuar pajisjen e plotë me tekse edhe në skajin dhe rrethin më të largët.