Zgjedhjet presidenciale, profili i kandidatit Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama në vitin 2008 u shfaq me një protret historik në skenën politike amerikane, e ndërsa arriti një fitore që shpreson ta përsëris.Para 4 vjetësh, Barack Obama u zgjodh presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Partia Demokrate e emëroi atë në një kuvend që u përqëndrua në pakënaqësinë e publikut me problemet ekonomike të vendit. Obama përfitoi nga kjo gjendje me moton e tij, “Ndryshime tek të cilat kemi besim”.Gjatë administratës katër vjeçare të Presidentit Obama, ekonomia është përmirësuar, por jo aq sa ç’kishin shpresuar shumë njerëz. Disa ekspertë politikë thonë se Obama ka mësuar ndryshimin e madh që ekziston mes fushatës dhe qeverisjes.Një shembull i tillë ishte projektligji për emigrantët në bazë të të cilit do t’u jepej shtetësia emigrantëve që kishin ardhur ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në moshën e fëmijërisë. Ky akt u mbështet nga presidenti, por nuk u miratua kurrë nga Kongresi.Në qershor, Presidenti Obama njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndalnin përkohësisht dëbimin e emigrantëve që mbroheshin nga deportimi në bazë të projekt-ligjit të imigracionit. Ndërkohë, administrata e tij ka deportuar më shumë imigrantë të paligjshëm se çdo president tjetër amerikan.Presidenti Obama mbajti premtimin e fushatës për të reformuar kujdesin shëndetësor të vendit. Ndërsa ky ligj ngjalli shumë debate, Gjykata e Lartë, e cila diskutoi kushtetueshmërinë e tij, i mbështeti dispozitat kryesore të ligjit.Presidenti kërkoi dhe Kongresi miratoi një paketë prej 787 miliardë dollarësh për stimulimin e ekonomisë dhe më pas zbatoi një program shpëtimi për kompanitë e automobilëve General Motors dhe Chrysler.Në maj të vitit 2011, forcat speciale zbuluan vendndodhjen dhe me një operacion ushtarak vranë në Pakistan Osama bin Ladenin, organizatorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.Presidenti tërhoqi forcat amerikane nga Iraku, shtoi numrin e trupave në Afganistan dhe nënshkroi një traktat të ri për kontrollin e armëve me Rusinë. Barack Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Ai është gjithashtu presidenti i parë në detyrë që mbështet ligjërimin e martesës mes homoseksualëve.Kur Obama u përball me rivalin e tij republikan Mitt Romney në debatin e parë presidencial, Presidenti kishte një avantazh të vogël por të qëndrueshëm në anketat e opinionit në shkallë kombëtare, por ai nuk doli mirë në debat dhe Romney avancoi.Obama e ka përqëndruar mesazhin e fushatës kryesisht tek të rinjtë, gratë, pakicat dhe klasa e mesme. Gjatë javëve të fundit, ekonomia është përmirësuar pak gjë që mund ta ndihmojë Presidentin Obama.Në javët e fundit të fushatës, Obama anuloi fushatën për t’u përqendruar tek përgjigja e qeverisë kundër uraganit Sandy. Guvernatori republikan i Nju Xhërsit, i cili më parë ka qenë kritik i ashpër i presidentit, e mbështeti Obamën për rolin e tij në përpjekjet pas uraganit.Barak Obama ka lindur ne Havai në 1961, ndërsa me bashkëshorten e tij Michelle kanë dy vajza, Malia dhe Sasha.Nënpresidenti Xho Bajden është edhe këtë radhë kandidati demokrat për nënpresident. Bajden ka shërbyer për gjashtë mandate si senator dhe konsiderohet si ekspert në politikën e jashtme.