Montreal, dorëhiqet për korrupsion kryebashkiaku
Dorëhiqet nga detyra kryebashkiaku i Montrealit. Gerald Tremblay, 70 vjeç, dha një konferencë për shtyp, ku njoftoi largimin nga jeta publike, pas 25 viteve në politikë.Një hetim publik i javës së kaluar bëri të ditur se Tremblay ishte prezent në një takim, ku u diskutuan donacione të jashtëligjshme për partinë e tij, Union Montreal.Pavarësisht dorëheqjes së tij, Tremblay vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij.Presioni ndaj Tremblay-t është rritur së fundi, pas dëshmisë shkatërruese në hetimin për korrupsion, të njohur si Charbonneau Commission.Thuhet se Union Montral zhvilloi një skemë të gjerë të financimeve politike, e cila mblodhi kontribute të jashtëligjshme nga firmat e ndërtimit, përkundrejt kontratave të infrastrukturës bashkiake, sipas raportimeve të Toronto Star.Gjithsesi, nuk ka asnjë të dhënë se Tremblay dyshohet për shkeljen e ligjit, apo faktin nëse është nën hetim nga policia. Tremblay u zgjodh kryebashkiak i Montrealit në 2001.