Rriten tensionet politike në Ukrainë

Rriten presionet politike në Ukrainë, pasi opozita e vendit po i shtyn përpara kërkesat e saj për një rinumërim të pjesshëm të votave të zgjedhjeve të fundit paralamentare në vend, që u mbajtën muajin e kaluar.Opozita po i akuzon zyrtarët e zgjedhjeve për mashtrim në zgjedhjet e 28 tetorit, dhe për favorizim të partisë në pushtet të presidentit, Viktor Yanukovych.Gjatë ditës së djeshme në Kiev zyrtarët e opozitës kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të bëjnë rinumërimin e votave në 13 zona zgjedhore.Zyrtarët e zgjedheve ofruan që të bëhet përsëritja e votimit në pesë nga rajonet e kërkuara.Arseny Yatsenyuk, lider i opozitës së bashkuar, e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se opozita dëshiron një rinumërim të votave, e jo përsëritje të zgjedhjeve.Nga ana tjetër, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton u bëri thirrje zyrtarëve ukrainas që të publikojnë sa më shpejt rezultatet finale të zgjedhjeve, të cilat duhet të reflektojnë vullnetin e vërtetë të votuesve të Ukrainës.