Shkarkimi nga Kuvendi, Meta nuk shqetësohet: Në detyrë deri më 24 korrik 2022

Presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë shqetësim për vendimin e parlamentit për ta shkarkuar. 

Ai e quan nul dhe se shton se ky akti dëshpërues i Parlamentit të shkarkuar më 25 prill dhe se do presë me qetësi përfundimin e procesit.

"Të gjitha shqetësimet e Presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë që Presidenti ka bërë çdo përpjekje për ta parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve dhe është për të ardhur keq që numri i denoncimeve të  krimeve zgjedhore para dhe pas procesit të zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se sa në vitin 2017.

Kjo ka ndodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut, por edhe për shkak të sfidës që është bërë publikisht për të përsëritur tërmetin e Dibrës edhe në Vlorë e kudo. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti dëshpërues i Parlamentit të shkarkuar në 25 prill. Unë pres me shumë qetësi dhe padurim përfundimin e procesit," u shpreh zoti Meta.

Meta nenvizoi edhe një herë se nuk do të largohej nga presidenca pa mbaruar mandatin kushtetues. 

"Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm. Do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë nuk do të jemi në mënyrë intensive pasi do të përfundojë procesi i ankimimeve, pastaj në fillim të sezonit të ri..."

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se e përfshiu Metën në fushatë dhe solli si provë pjesë nga prezantimi i kandidatëve socialistë nga kryeministri Rama më 10 mars 2021. 

Por a do të ketë energji të kthehet në LSI pas mandatit.