DASH mbështet integrimin e Shqipërisë: Të bëhet pa vonesa, po angazhohemi në nivelet më të larta të qeverisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price, përmes një postimi në Twitter shkruan se SHBA është e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën evropiane të dy vendeve Të Ballkanit Perëndimor.

"Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve," shkruan Price në njoftimin e tij në Twitter.