A do ndikojë vendimi i Parlamentit në dekretimin e qeverisë së re? Meta: Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta dhe interesi kombëtar
I pyetur nëse Parlamenti i cili votoi për shkarkimin tij do të ndikojë në dekretimin e qeverisë së re, zoti Meta tha se nuk e merr seriozisht aktin e një Kuvendi të shkarkuar prej kohësh dhe që përfaqëson zero opozitë. Zoti Meta tha se është pro çeljes së negociatave dhe tek ai nuk ndikon asgjë përveç Kushtetutës.
Meta: "Nuk mund të marr seriozisht një akt të një Kuvendi të shkarkuar prej kohësh, të një Kuvendi që ka zero opozitë dhe përfaqëson zero opozitë. Madje do t'i kërkoj falje dikujt, një kolege jo shqiptare se më pyeti për një forcë të re politike dhe ja dhashë që atëherë 0.3% parashikimin dhe nuk më ka dalë i plotë se ka dalë afër 0.5%. edhe kjo ka qenë si rezultat i përkrahjes së madhe që ka pasur nga miqtë ndërkombëtarë si një alternativë e re. Këto nuk ndikojnë tek unë, ndikon vetëm Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe interesi jonë kombëtar dhe çelja e negociatave. Mendimi imë që t'i bindim të gjithë për çeljen e negociatave sepse sa më mirë të ecim në këtë drejtim, aq më në kontroll do t'i vëmë proceset e brendshme."
