Incidenti para selisë PS, burri i ndërpret konferencën Taulant Ballës: "Poshtë diktatura! Mos fol o llapaqen!"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 12:02
Një incident u shënua sot para selisë së PS-së, teksa sekretari i Përgjithshëm I PS-së, Taulant Balla po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Në sfond u dëgjua një person, i cili, i indinjuar thirri me të madhe: Poshtë diktatura! Mos fol o llapaqen! Mos fol!
Në këtë moment Balla ndërpreu konferencën e cila po transmetohej live në televizione, për disa sekonda por më pas u kthye sërish edhe një herë për tiu përgjigjur pyetjeve që gazetarët kishin ende prë të bërë.
