Nesër Kongresi PS/ Prezantohet programi "Rama 3" Nisin përgatitjet për mandatin e katërt

Socialistët ditën e shtunë, 12 qershor,  do të festojnë ditëlindjen e 30-të në Kongres që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

Mbledhja e anëtarëve do të nisë në orën 17:30, pasi pjesa e parë do të jetë me mesazhe dhe urime. Më pas, kryesocialisti Edi Rama do të tregojë forcën e pushtetit përpara delegatëve socialistë.

“Nesër në Kongres do të jetë një prezantim i vizionit “Shqipëria 2030"  Do të jetë prezantim i përmbledhur i objektivave e programit tonë për mandatin qeverisës që do të jetë dhe boshti që qeveria Rama do të prezantojë në shtator në Kuvend”

Përveç trokitjes së gotave të pushtetit, socialistët do t’i nënshtrohen edhe një procesi analize dhe zgjedhje, por duke nisur me strukturat vendore, ndërsa kryesia e vjetër edhe në fillim të mandatit të ri, do të vijojë të qëndrojë në fuqi.

 

Me mbajtjen e kongresit, socialistët nisin edhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme vendore.

"Në 2013  e 2017 nuk kemi bërë një analizë të thellë për të kuptuar në cilën pjesë të organizimit strukturor të partisë nuk ka funksionuar. 
Procesi nis 15 qershor dhe kemi dhënë afatin e fundit 15 janar 2022 për të garantuar se në pranverën e 2022 e gjithë struktura e PS-së ti përgjigjet pritshmërisë të kryetarit Rama dhe kolegëve të tjerë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore.

Fituesit dhe humbësit e SHQUP e kanë kuptuar që nëse do të fitosh zgjedhjet e ardhshme përgatitja nis menjëherë pas zgjedhjeve të radhës”
nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së. 

Sekretari i Përgjithshëm Socialist, u përmbajt në zbardhjen e detajeve të kongresit, por u tregua më i hapur për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve të së dielës në PD.

“Kryetari Basha mesa duket do të rizgjidhet dhe prapë do të kemi mundësinë të ulim e identifikojmë në tavolinë objektivat për ti çuar përpara”

Ashtu si për fitoren e tij, Balla është i bindur se në shtator, Lulzim Basha do të ulet në tryezë me PS për të bashkëpunuar me çështje të rëndësishme.

Në fund të bisedimit të sekretarit të Përgjithshëm me gazetarët në selinë rozë nuk kanë munguar as incidentit me qytetarët.