Kuvendi e shkarkoi/ Meta rikthen konferencat e përjavshme për medie
Presidenti Meta rikthen konferencat për median. Presidenca njofton se kreu i shtetit do të jetë para gazetarëve në orën 13:00 në institucionin e Presidentit.
Kreu I shtetit pritet të japë qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Kuvendit të datës 9 qershor, që e shkarkon nga detyra dhe çështjen ia kalon Gjykatës Kushtetuese.
Deri tani presidenti nuk ka bërë një deklaratë zyrtare por vetëm me postime në facebook.
Shkarkimi
Kuvendi shkarkoi sot (9 qershor) me 104 vota pro Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim.
Seanca nuk pati surpriza. Thuajse në bllok nga opozita e re dhe maxhoranca u shprehën pro largimit të tij.
Në votim morën pjesë 114 deputetë ndërsa në Kuvend nuk ishin të pranishëm Ministrja Olta Xhaçka, Fidel Ylli, Korab Lita, Rudina Hajdari Amra Borova dhe Agron Kapllanaj.
Konferencat
Kreu i shtetit u shfaq shumë aktiv gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, 25 prill në mbrojtje të votës së lirë.

