Matura 2021, del edhe teza e matematikës 1 orë pas nisjes së provimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 11:08
Ditën e sotme, në orën 10:00, 34 mijë maturantë kanë filluar provimin e Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës.
Vetëm 1 orë pas fillimit të provimit, teza është publikuar së rrjete sociale.
Testi i maturës ka nisur në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.
E njëjta gjë ndodhi edhe testin ën Gjuhë shqipe dhe Letërsi ku teza u publikua gjysmë ore pas fillimit të provimit.
Ende nuk është konfirmuar nëse kjo është teza e Maturës 2021.
