U kërcënua me plumb, policia e Gjirokastrës merr në mbrojtje prokurorin e Përmetit
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 11:03
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi i prokurorit Asllan Bajrami në Përmet.
Mësohet se kërcënimi ka ndodhur përpara tre ditësh.
Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë kërkesë në KLP për mbrojtje nga ana e prokurorit, ai është marrë në mbrojtje nga Policia e Gjirokastrës.
Burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëjnë me dije, se deri më tani nuk ka ardhur një kërkesë nga prokurori por, në momentin që ajo do vijë komisioni i dhënies së mbrojtjes do të mblidhet menjëherë për të vendosur.
Prokurorit të Përmetit i ishte vendosur një plumb në dritaren e zyrës.

Asllan Bajrami
