Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 12:10
Kryeministri Rama ka bërë me dije se ditën e sotme, 11 qershor kanë mbërritur 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend.
"Instituti i Shëndetit Publik - Sapo kanë mbërritur edhe 25 MIJË doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 MIJË sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend," shkruan kryeministri në Facebook.
Ndërsa apelon qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes për t'u vaksinuar, pasi do të ulet fusha e vaksinimit.