Me kanabis me vete, arrestohet 28 vjeçari në Fier
Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 11 doza me kanabis.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Gledis Boriçi (T)., 28 vjeç, banues në Fier.
Në vendin e quajtur "Ish-globi", gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz" me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, informon policia.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
