BOOM - Rrugët e Tiranës lihen në mëshirë të fatit, banorët: Taksat i paguajmë, shërbimin nuk e marrim
Rrugët e prishura në shumë lagje të Tiranës nuk kanë fund, bashkë me ankesat e qytetarëve që duket se bien në vesh të shurdhët.
Në redaksinë e emisionit investigativ "BOOM" në RTV Ora vijnë plot ankesa për rrugët e pa shtruara, të cilat përbëjnë një problem të madh për qytetarët.
"BOOM" realizoi një vëzhgim në tri prej tyre, përkatësisht në rrugët “Millosh Shutku”, “Azem Meshi” dhe “Grigor Cilka”.
Në të trija këto, banorët janë të ndryshëm, por hallet e njëjta; rrugë të degraduara dhe mungesë investimesh nga bashkia e Tiranës.
Rruga “Grigor Cilka”
Banorët: Ka mbi 30 vite kështu kjo punë. Prishem makinat këtu. Behet lum në dimër. S’ke ku kalon as fëmijët. Na kanë lënë dhe pa kosh mbeturinash, i mbledhim plehrat dhe i cojmë deri larg për t’i hedhur.
Rruga “Millosh Shutku”
Banorët: Zhytemi ne uje, nuk kalojnë fëmijët këtu. Na ka prish punë rruga për bizneset tona, se nuk vijnë njerëzit vetëm për shkak të rrugës. Ka 30 vite kështu.
Rruga “Azem Meshi”
Banorët: Në dimër bëhet baltë, në verë pluhur, nuk hapim dot dritaret. Ecim anash rrugës, se kalojnë dhe makinat dhe na bëjnë pis. S’ka as trotuare dhe rrezikojmë.
