Kim takon Lamen: Proceset transparente dhe gjykatat e pastra do tërheqin investime më të mëdha amerikane

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Agjencisë së  Kadastrës, Artan Lame.

Në një postim në twitter ajo thotë se qëllimi i takimit ishte për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore.

Kim ka theksuar rëndësinë e transparencës në procese si dhe ka inkurajuar përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

"Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha amerikane në Shqipëri dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete "speciale". Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit" është shprehur Kim.