Shkarkohet nga kryetare e Shoqatës së Bashkive/ Ademi: Vendim i jashtëligjshëm, ja cili është qëllimi

Voltana Ademi, e vetmja demokrate mes 60 kryebashkiakëve socialiste nuk është më në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ajo u shkarkua të martën në mbledhjen e asamblesë së kësaj shoqate e cila emëroi kryetar Pjerin Ndreun.

Në një intervistë për Ora News Ademi u shpreh se nuk e njeh vendimin pasi sipas saj është marrë nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe jo anëtarë të shoqatës që ajo drejton.

Kryebashkiakja Ademi pretendon se vendimi synon të pengojë shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të padisë për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

“Të konfirmojë se nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personi që  e i ka lajmëruar këtë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Ata janë anëtarë të shoqatës për atonomi vendore të krijuar nga Edi Rama në 2010. Pas votimeve të 30 qershorit, anëtarë të kësaj shoqate, janë 60 bashkitë që janë të urdhëruara nga Edi Rama. Ata me vullnetin e tyre kanë shprehur vullnetin për të qenë anëtarë të shoqatës për autonomi vendore.

Këta persona që nuk janë anëtarë të shoqatës të bashkive, nuk mund të marrin një vendim të tillë. Nuk ka një vendim të ligjshëm shkarkimi. Nuk është i tillë as për Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi  nuk është për të marrë shoqatën, qëllimi është  për të penguar shqyrtimin e pavlefshmërisë të zgjedhjeve të  30 qershorit në vitin 2019. Askush nuk mund ta ndaloj Gjykatën Kushtetuese, e cila tashmë ka marrë një shqyrtim e kësaj çështje dhe po vijon shqyrtimin e saj.

Kjo është një çështje që do shkojë drejt fundit dhe është e rëndësishme të ketë një vendimmarrje sa më të shpejt. Nga ana tjetër këto janë veprime të ulëta dhe pa dyshim që janë ecejake të një pushteti që mendon se do të marrë gjithçka. Jam e thirrur nga seanca kushtetuese për të marrë pjesë në seancën e 23 qershorit. Nuk ka një vendim të ligjshëm shkarkimi. Ne do të bëjmë të gjithë hapat për ta verifikuar këtë vendim. Asnjëri nga ata nuk ka tagër për ta bërë këtë.

Tentativat e dyshuar, tashme te faktuara, bëhet e ditur përmes një email, pikërisht të nisur për këta persona: Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë është për mbrojtjen e interesave të shoqatës së bashkive të Republikës së Shqipërisë, gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Një kërkesë e bërë nga ana im është fakti që Gjykata Kushtetuese të shkojë drejt marrjes së vendimit. Është një proces që duhet të shkojë deri në fund.

Thelbi asaj që ne kemi paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, është për votimet e 30 qershorit.  Që do të thotë të gjithë organet e zgjedhura me 30 qershor kryetar të bashkive dhe këshilla bashkia, vendimet përkatëse të marra në Kolegjin Zgjedhor në Gjykatat e Shakllës parë janë të paligjshme implikimi është për ato subjekte të këtyre vendimeve. Janë vendime që duhet të merren si nga institucioni i Presidentit apo edhe institucione të tjera. Të gjithë ne duhet të zbatojmë ligjin, dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese.”

Por kjo akuzë u mohua nga kryetari i zgjedhur Pjerin Ndreu.

"Nje konfirmim dhe nje pergjigje per kolegen Voltana Ademi, Sot me pjesmarrjen e 23 anetareve, nga 30, te asmablese se pergjithshme te “Shoqates se Bashkive te Shqiperise” u be mbledhja e jashtezakonshme dhe u zgjodhem drejtuesit e ri!  Zonja Ademi, - Aderimi ne shoqate eshte bere me vendime te keshillave bashkiake. Cdo kryetar Bashkie apo Keshilli Bashkiak eshte anetar, pavaresisht si e ka emrin ne kohe te ndryshme.

Mosqenia anetar vendoset po me vendim keshilli bashkiak per secilen Bashki dhe jo nga ju si kryetare. Sipas statutit qe ka shoqata, neni 12, jo me pak se 1/5 e anetareve kane te drejte te therrasin asmablene e pergjithshme. Ftesa per asamble ju ka ardh dhe ju, si gjithe te tjereve! Ne Asamble mori pjese Kryetarja e keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadia. Nje shoqate qe sipas jush ju paska vetem ju kryetare, anetare, nenkryetare, pra vetem nje njeri, nuk e kuptoj se cfare demokracie perfaqeson?!

Pretendimi qe sipas jush paskeni nje kerkese padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar eshte me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyren. Se fundi demokracine e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askush tjeter!"- shkruan Ndreu.

Gjykata Kushtetuese ka lajmëruar se do të marrë në shqyrtim më 23 Qershor padinë e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.