Aksident në Sauk, përplasen 5 automjete, lëndohet 28-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2021, 19:19
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme tek mbikalimi i Saukut, ku janë përfshirë 5 automjete.
Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

