Zbulohet skafandra në Karaburun, mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Një zhytës në zonën e gadishullit të Karaburunit ka gjetur një skafandër që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Zhytësi Endri Gjomemetaj tregon se u zhyt për të kapur oktapod, por gjeti skafandrën.

“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Gjithashtu një peshkatar tjetër, Sherif Dyrmishi, e cilëson gjetjen e skafandrës si diçka të veçantë. Ai thotë se ajo ësjhtë një gjetje e veçantë, që do t'i shtohet Muzeut të Qendrës së Peshkimit Radhimë.