Dervishi: Vakumi i viteve '90 prodhoi Altin Dardhën dhe bandat, edhe sot jemi po njëlloj
I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, gazetari Ferdinand Dervishi duke folur për librin e tij mbi Altin Dardhën, u shpreh se këtë të fundit e prodhoi vakumi politik në ndërrimin e sistemit politik.
Ai shtoi se edhe tani jemi po në të njëjtën vakum, pasi po ndodhin vrasje për ditë dhe po fabrikohen përditë kriminelë, ku shtetin nuk po bën punën e vet.
Dervishi: Ishte vakumi politik ai që e prodhoi Altin Dardhën, sikurse ishte ndërrimi i sistemeve 1990-1992. Kështu u prodhua rënia e kontrollit të policisë dhe humbja e shtetit, sepse të gjithë kishin mendjen të iknin jashtë shtetit. Edhe populli u lëshua.
Kishte njerëz që prisnin pemën dhe thoshte se demokracia është të presësh edhe pemën. Ne shkatërruam çdo gjë, përveç rrugëve ku kalonin makinat, çdo gjë tjetër u shkatërrua. Kjo ishte periudha që prodhoi njerëz të tillë, por edhe tani jemi po në të njëjtën vakum. Po ndodhin vrasje për ditë dhe po fabrikohen përditë kriminelë. Shtetin nuk po bën punën e vet si shtet.
