“Janë tepër efektive”/ Dollenberg: Norvegjia do dhurojë vaksinën AstraZeneca dhe Johnson & Johnson

Mjekja Aurora Meta Dollenberg, ka bërë me dije se Norvegjia do dhurojë një sasi vaksinash për vendet shqipfolëse.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, mjekja ka bërë me dije se vaksinat që do dhurohen janë AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, por megjithatë nuk dihet se sa do të jetë numri

"Norvegjia përmes kontratës së Covax, por edhe në rrugët humanitare siç është e UNIEF , në fund të korrrikut , do të kalohen një numër i lartë dozash vaksinash.  Bëhet fjalë për vaksinat Astra Zeneca dhe Johnson&Johnson. Vakasin J&J, është e preferuar për arsye sepse arrin një efikasitet mbi 90% dhe ka një tolerancë shumë të mirë dhe mbi të gjitha jepet në një dozë të vetme.

Dhe AstraZeneca ka një efekt të lartë. Kosova ka ende  një rrugëtim të gjatë, pasi ka ecur me rrugëtim më të ngadaltë, prandaj pati një rëndësi të veçantë në këtë pjesë të donacionit. Në fund të këtij muaji kemi një takim tre ditor në Bruksel, ku do të ketë përfaqësim nga 25 vendeve evropiane, do jetë një vazhdim i inciativës që ka bërë federata për të shpërndarë  vaksinat.

Lobimi është në radhë të parë dhe krijimi i urave bashkëpunuese, në mënyrë që mjekësia shqiptare edhe në  muajt në vijim të rrisë standartet në mënyrë evropiane."