Safet Gjici "kopjon" Veliajn, rritet çmimi i ujit në Kukës: E shtymë nga pandemia e zgjedhjet
Uji i çmimi të pijshëm në Kukës do të rritet.
Qytetarëve të bashkisë më të varfër ne vend, lajmin e keq ua jep vetë kryebashkiaku Safet Gjici, i cili ndoshta pa dashur zbulon arsyen për kohën e këtij vendimi.
“Është sjellë një shkresë me kohë. Në për shkak të pandemisë, për shkak të zgjedhjeve pandemisë e kemi shtyrë.”
Por argumentet zyrtare që do përdoren për vendimin janë të tjera.
Tarifa është ende në diskutim, edhe pse propozimi është që çmimi i ujit për familjarët të rritet me 10 lek për metër kub.
“Kukësi ka çmimin me të ulët. Është me vetëfinancim, të mbajë veten."
Ka qenë ministria e Financave e cila propozoi rritjen e çmimit të ujit pas konstatimit se ujësjellësit nuk mblodhën dot detyrimet.
Veç rritjes së çmimit të ujit, diskutim që behet në disa bashki, kryebashkiaku i Kukësit i ka parakaluar kolegët dhe vetë shefin politik edhe për ndërtimet pa leje.
Të hënën fadromat e IKMT do të zbresin në Velipojë e Ksamil për të nisur aksionin kombëtar të shembjeve në bregdet, Gjici e ka nisur më herët, duke rrafshuar objektet që kanë zaptuar hapësira publike.
