“Çmendet” në ajër pasagjeri: Ndaloni avionin, kap për fyti pilotin

Një avion i Delta Airlines bëri ulje të detyruar në New Mexico vetëm për shkak të një pasagjeri. Sipas mediave të huaja, pasagjeri është përpjekur ta sulmonte pilotin, duke bërë kështu që ky i fundit të bënte ulje të detyrueshme. i cili u përpoq të sulmonte pilotin në mes të fluturimit.

Sipas mediave të huaja, burri emri i të cilit nisi të ulërasë: “Duhet ta ndalosh këtë avion”, dhe shkelmoi derën e kabinës së pilotit.

Por situata e krijuar ka frikësuar pasagjerët, të cilët  janë munduar ta mbajnë të lidhur që të mos bënte ndonjë skandal.

Me të zbritur në tokë, burrin e prisnin agjentët e policisë që i vendosën prangat.

“Nuk e dimë nëse nëse qëllimi i tij ishte të rrëmbente avionin, por për çdo rast, nuk qe i suksesshëm. Avioni pati një ulje te mirë, dhe pasagjerët u larguan që andej pa probleme, ndërsa i dyshuari tashmë është në duart e policisë”, tha Delta Airlines në një deklaratë të lëshuar pas incidentit.