Vrau dhëndrin te Gjykata e Tiranës, RENEA gjen armën e krimit në lumin e Lanës

Vrau dhëndrin te Gjykata e Tiranës, forcat RENEA gjejnë armën e krimit në lumin e Lanës.

RENEA ka gjetur armën që përdori Mexhit Picari për të vrarë dhëndrin e tij Kudret Saliaj paraditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e  sotme, 4 qershor  pranë Gjykatës së Tiranës. 40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.

Kudret Salia prej muajsh kishte nisur një proces divorci nga  Dhurata Saliaj dhe sot ata kishin seancën e pestë të zgjidhjes të martesës. Por teksa po qëndronte ne kafe së bashku më avokatin e tij Adriatik Cama, babai i Dhurata Saliaj futet brenda këtij lokali dhe qëllon për vdekje ish-dhëndrin e tij.

Plumbat e lëshuara nga Mexhip Picari nuk kursyen edhe avokatin Adriatik Cama,  cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me viktimën. Burimet bëjnë më dije së në tavolinën ku ndodhi ngjarja e rëndë i pranishëm ishte edhe njëri prej 3 fëmijëve të çiftit, si dhe pranë tij një punonjëse sociale.