Vazhdon trendi pozitiv, asnjë vdekje nga Covid, 2932 të shëruar, 12 raste të reja e 30 në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 2919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Fatmirësisht, ashtu edhe si ditë më parë nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Po ashtu, janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      32

Të shtruar në spitale      30

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,919

Testime totale             732,998

Raste pozitive             132,372

Raste të shëruara        129,598

Raste Aktive                  323

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         90

Shkodër       64

Korçë            49

Berat             35

Lezhë           24

Elbasan        22

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          5

Dibër          4

Kukës           4

Fier                4