Historia e divorcit të çiftit, bashkëshortja e viktimës u dënua nga Gjykata në Maj për dhunë në familje
Ngjarja e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës ku u ekzekutua 40 vjeçari Kudret Saliaj dhe mbeti i plagosur avokati i tij Adriatik Cama, është fundi i një historie të gjatë e dhunës në familje.
Mësohet se ish bashkëshortja e autorit Dhurata Saliaj ka qenë e proceduar dhe madje e arrestuar për dhunë në familje dhe në 11 maj të këtij viti është shpallur fajtore dhe është dënuar në Gjykatën e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg.
E pandehura gjykohej në masën “arrest shtëpie”.
Ndërkohë bashkëshorti i saj Kudret Saliaj i është drejtuar nëntor të vitit të kaluar Gjykatës së Civile ku ka kërkuar divorcin nga Dhurata dhe kujdestarinë e tre fëmijëve të tij. Ndërsa Dhurata duhet të paguante pensionin ushqimor sipas ligjit.
Por mësohet se deri tani ndonëse ishin caktuar 5 seanca procesit ishin shtyre për shkaqe proceduriale dhe nuk kishte nisur ende te niste shqyrtimi i kërkesës.
Seanca e radhës ishte caktuar nga gjyqtarja Irena Plaku në orën 12 të kësaj të premteje.
Vetëm 10 minuta përpara seancës teksa viktima ishte në shoqërinë e avokatit të tij Adriatik Cama në lokalin afër Gjykatës është ekzekutuar nga babai i Dhuratës , Mexhit Picari, nje ish-efektiv i policisë së burgjeve .
Bashkë me Kudretin plumbat kanë kapur edhe ish-prokurorin Cama i cili tashmë ushtron profesionin e avokatit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Cama njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit.
Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Cama e apeloi vendimin e KPK, por në muajin shkurt 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.
Ai është avokati i Nevaldo Hajdarajt të policit që vrau Klodian Rashën.

