Në Elbasan mbahet festa e shenjtë për ortodoksët, marrin pjesë dhjetëra qytetarë
Dhjetëra persona ishin drejtuar të dielën drejt Shijonit në Elbasan.
Disa me veshje tradicionale, e disa me qirinj në dorë morën pjesë në festën e përvitshme të Shën Joan Vladimirit.
Gjatë festës u mbajt edhe mesha e shenjtë.
Vendasit shprehen se çdo vit shkojnë në këtë festë që ata e konsiderojnë të shenjtë.
"Këtu vijmë vit për vit, është ditë e shenjtë 4 qershori. Unë sot kam dhe emrin që quhet Shën Vladimiri dhe kemi besim te Zoti. Vijmë çdo vit këtu si familje."
"Ne vijmë çdo vit këtu, jemi nga Elbasani. Gëzuar festën dhe qofshim gjithmonë të lumtur."
Krahas banorëve të Elbasanit dhe zonave përreth, vizitorë kishte edhe nga Maqedonia e Veriut.
Në festë morën pjesë edhe Presidenti i vendit Ilir meta, dhe Deputeti i Elbasanit Taulant Balla.
Pas shumë vitesh në manastirin e Shijonit kanë mbërritur edhe dy lipsanet e shenjta të Shenjtorit që janë edhe një nga arsyet që besimtarët e vizitojnë këtë manastir.
