Të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj në 2018, Apeli i Gjirokastrës lë të lirë Et'hem e Dino Muhaj

Zvarritja e procesit Gjyqësor nga Gjykata e Gjirokastrës ka sjellë lirimin e dy të dyshuarve për vrasjen e Alekt Muhajt ne 6 shtator te 2018-s.

Et'hem dhe Dino Muhaj janë mbajtur në paraburgim 2.5 vite për ngjarjen, por Gjykata e Apelit vendosi të premten lirimin e tyre, duke vendosur për babë e bir masën e sigurisë "arrest shtëpie."

Vendimi u mor pasi u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve, Tahir Novi, me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit, pasi Gjykata e Faktit zvarriti gjatë periudhës së paraburgimit proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar, çka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj.

Procesi gjyqësor në Gjykaten e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet të mos qëndronin më në paraburgim.

Ky vendim e bën pa autorë ngjarjen e vrasjes së Alket Muhaj.

Kujtojmë se dyshimet kryesore pas vrasjes së Alket Muhajt në vitin 2018, ranë mbi babë e bir për shkak të konflikteve të mëparshme që ata kishin pasur me viktimën për motive pronësie.

Një tjetër pistë mbi vrasjen e Alket Muhajt ishte edhe ajo e dekonspirimit.

Dyshohet se trafikantë që mbillnin kanabis në zonë pretendonin  se Muhaj informonte policinë mbi parcelat e drogës që mbilleshin në zonë.