Vrasja në Tiranë/ Vjehrri u fut në heshtje nga dera e lokalit dhe qëlloi 8 herë mbi dhëndrin
Një person mbeti i vrarë ndërkohë që avokati i tij Adriatik Cama ish-prokuror i dosjes së 21 janarit u plagos pranë Gjykatës së Tiranës. Ngjarja ndodhi në mesditë pak çaste para se viktima Kudret Salia të merrte pjesë në seancën e radhës për divorcin me bashkëshorten. Si autor i krimit është arrestuar Mexhit Picari, ish-vjehrri i viktimës ndërsa shkak për ngjarjen, veç divorcit mësohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme në familje.
Kudret Salia prej muajsh kishte nisur një proces divorci nga Dhurata Saliaj dhe sot ata kishin seancën e pestë të zgjidhjes të martesës. Por teksa po qëndronte ne kafe së bashku më avokatin e tij Adriatik Cama, babai I Dhurata Saliaj futet brenda këtij lokali dhe qëllon për vdekje ish-dhëndrin e tij.
Plumbat e lëshuara nga Mexhip Picari nuk kursyen edhe avokatin Adriatik Cama, cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me viktimën. Burimet bëjnë më dije së në tavolinën ku ndodhi ngjarja e rëndë i pranishëm ishte edhe njëri prej 3 fëmijëve të çiftit, si dhe pranë tij një punonjëse sociale.
“Është vrarë një person, i cili ka qenë në proces divorci me bashkëshorten e vet. I ati i vajzës është autori i kësaj vrasje. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorte. Bashkëshortja e tij ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje.”
Autor i dyshuar i kësaj ngjarje eshte Mexhit Picari, i cili u arrestua pak orë pas krimit ndërkohë që drejtori i policisë së Tiranës tha se autorësia e krimit është e dokumentuar me prova
“Ka dëshmitarë okularë, është e dokumentuar plotësisht autorësia"
Sipas dëshmitarëve, Picari, i cili më parë ka qenë punonjës policie, teksa ka parë që ish-dhëndri i tij ndodhej në ambientet e lokalit është futur nga hyrja kryesore pa shkëmbyer asnjë fjalë dhe ka qëlluar drejt viktimës, por nga arma ka devijuar edhe një plumb që ka prekur avokatin.
Pas krimit Picari është larguar përmes një tuneli të pallatit ku ndodhet bar kafeja duke dalë në anën e bulevardit "Gjergj Fishta". Aty ai ka ndaluar dhe ka qëlluar në ajër.
Këtë të premte në gjykatën civile do të mbahej seanca e 5 dhe do të merrej vendimi për kujdestarinë e fëmijëve.
Kudret Salia jetonte ne një banesë në Fresk së bashku më 3 fëmijët e ndërsa prej kohësh ishte i punësuar si shoferi i një agjencie transporti.
Mësohet se ish bashkëshortja e autorit Dhurata Saliaj ka qene e proceduar dhe madje e arrestuar për dhunë në familje dhe në 11 maj të këtij viti është shpallur fajtore dhe është dënuar në Gjykatën e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg. E pandehura gjykohej në masën “arrest shtëpie”.


