Humbi jetën në shtëpi nga Covid-19, macet i hanë trupin 79 vjeçares
Një erë e fortë brenda një ndërtese apartamenti në Madrid çoi në një zbulim të tmerrshëm që ka tronditur fqinjët dhe madje edhe oficerët e policisë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se policia ka zbuluar trupin e dekompozuar të një gruaje që thuhet se ishte ngrënë pjesërisht nga macet e saj shtëpiake. Clara Ines Tobon 79 vjeç mendohet se ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Ndërkohë pesë nga shtatë macet u gjetën gjithashtu të ngordhura kur oficerët hynë në shtëpinë e të moshuarës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë ngritur alarmin për shkak të erës së keqe që vinte nga banesa e saj dhe se kati ishte mbushur me miza.
Zjarrfikësit hynë në apartament ditën e hënë përmes një prej dritareve dhe gjetën Claran të vdekur në një nga dhomat gjatë një kontrolli të mëvonshëm.
Pjesa e sipërme e trupit të saj thuhet se është ngrënë pjesërisht nga kafshët.

