Alarm për bombë në avion, tmerrohen pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 18:02
Autoritetet franceze janë alarmuar pasi ka dyshime për një bombë brenda një avioni të Air France nga Çadi që zbarkoi në aeroportin Roissy Charles de Gaulle, njoftoi Ministria e Brendshme.
"Aeroplani u ul në aeroportin Roissy dhe është izoluar. Pasagjerët janë zbritur dhe hetimet po vazhdojnë." ," tha ministria.
Sipas mediave të huaja, aeroplani ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar Dzamena.
