Foshnja pesë muajshe, pacienti i parë që kurohet me ilaçin më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton...

Arthur është vetëm pesë muajsh dhe nuk e ka idenë se sa i kushtueshëm është ilaçi, me të cilin mjekët po e trajtojnë.

Arthur vuan nga një sëmundje që dobëson muskujt dhe shkakton humbjen e kontrollit të muskujve.

Foshnja është pacienti i parë në botë që trajtohet me 'NHS Zolgensma', një terapi gjenesh, e cila kushton rreth 1.8 milionë dollarë, raporton BBC.

Vogëlushi nga Londra e ka të vështirë të lëvizë krahët dhe këmbët dhe nuk mund të ngrejë kokën.

Mjekët shpresojnë se trajtimi me ilaçin më të shtrenjtë në botë, do të stabilizojë gjendjen e foshnjës dhe do të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm.

Foshnja pesë muajshe, pacienti i parë që kurohet me ilaçin

"Shpresa jonë është që ai të mund të ketë një jetë sa më të mirë për sa i përket lëvizjes," thotë babai i bebes. "Ne nuk e dimë, por  thjesht do të përpiqemi me gjithë fuqitë që kemi t'i japim atij gjithçka që ai ka nevojë"

Dr Elizabeth Wraige,  këshilluese neurologe, thotë: "Tani, ne kemi potencialin për t'u dhënë mundësi fëmijëve të fitojnë aftësi motorike të tilla si rrotullimi dhe ulja dhe madje edhe ecja në këmbë, që do të kishte qenë e pamundur pa trajtimin e SMA më parë."

Çdo vit rreth 40 fëmijë lindin me sindromën e Atrofisë Muskulare Spinale (SMA).

Kompania 'NHS' ka negociuar një zbritje konfidenciale, që do të thotë se dhjetëra foshnje mund të trajtohen çdo vit me ilaçin, i cili prodhohet nga Novartis Gene Therapies.