Anija gjigante përplaset me një vinç, bien dhjetëra kontejnerë me mallra në port, plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajvan, ku një person ka mbetur ka mbetur i plagosur pasi një anije e madhe mallrash, është përplasur me vinçin gjigant në portin e Tajvanit, ku si pasojë, dhjetëra kontejnerë ranë e u dëmtuan rëndë.

Sipas mediave të huaja, vinçi fillimisht kishte nisur të rrëzohej me ngadalësi, e më pas, e kishte rritur shpejtësinë duke u përplasur me një vinç tjetër.

Sakaq në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur punonjësit vrapojnë për të shpëtuar. 

Anija 86 mijë tonëshe që i përket Orient Overseas, kompanisë nga Hong Kongu, po bëhej gati të ndalej në portin e Kaosunit në jug të Tajvanit kur u përplas me vinçin, shkruajnë mediat e huaja.