Tronditet Greqia, goditet nga tërmeti me madhësi 4.6 i shkallës Rihter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 17:30
Një tërmet ka tronditur pasditen e sotme Greqinë. Mësohet se tërmeti ka qenë me madhësi 4.6 i shkallës Rihter.
Sipas mediave greke, tërmeti është shënuar në orën 18:06, ndërsa epiqendra ka qenë 13 km në jugperëndim të Aegio. Thellësia e tërmetit ka qenë 27 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.
Raportohet se tërmeti është ndjerë në disa qytetet të Greqisë, kryesisht në Patra dhe në Athinë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme.
