Hitaj: Zgjedhjet në PD kanë garë dhe janë demokratike, në PS nuk ndodh kështu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2021, 22:31
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se zgjedhjet në PD janë demokratike krahasuar me ato të PS-së ku nuk ka kundërshtime ose kritike në këtë aspekt.
Hitaj: Ne nuk po kërkojmë zgjedhje perfekte në një parti, se nuk, pro të paktën nga të gjitha zgjedhjet që janë bërë në partitë, 2 zgjedhjet e fundit në PD janë më demokratiket. Në PD ka shumë figura që e kanë kritikuar Bashën nga mëngjesi në darkë.
Kjo nuk ndodh te kampi kundërshtar se janë lepe-peqe. I fundit ishte edhe Ditmir Bushati që u hodh nga Rama. Prandaj unë mendoj se kjo është garë disi më normale, sigurisht që ka nevojë për zgjedhje demokratike, se nuk jemi perfektë.

