Kanabis në ara, sera e laborator, 8 nga 16 të arrestuarit e Krujës mbeten në burg

 

 

Gjykata e Krujës mori dy ditë për të caktuar masat e sigurisë për 16 personat e arrestuar për kultivim e rreth 20 mijë bimëve narkotike, në ara, sera dhe një laborator të posacëm, të zbuluar në fshatrat e Fushë Krujës.

Para togave të zeza këtë të mërkurë dolën tre persona.

Asllan Deliu dhe Marsel Loci mbeten në qeli, ndërsa Eldi Kaceli do të hetohet me masën arrest shtëpie.

Të martën, (1 qershor)  gjykata vendosi të mbajë në qeli 6 të dyshuar, mes të cilëve një grua, 5 të tjerë do të hetohen në arrest shtëpie dhe dy me masën detyrim paraqitje.

Mes 16 të arrestuarve për kultivim të bimëve narkotike, ishin edhe Fatije Kullaj dhe Dashamire Deliu, ku e para u la në qeli, ndërsa e dyta do të hetohet me masë sigurie arrest me burg.

Në përfundim, vetëm 8 nga 16 të arrestuarit mbetën në qeli, ndërsa të tjerët do të hetohen të lirë.

24 persona të tjerë mbeten ende në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të Krujës.

Ndërkohë operacionet anti kanabis të policisë së Shtetit janë shtrirë në disa zona të vendit, ku në Mirditë janë asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bimë narkotike, ndërsa tre parcela të me 250 rrënjë kanabis janë zbuluar në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.