Aksident afër Gjykatës Penale/ Makina përplas të moshuarën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2021, 13:12
Një aksident rrogor është regjistruar këtë të mërkurë në kryeqytet, në zonën e ish stacionit të treni.
Një 59 vjeçare, e cila ishte e shoqëruar edhe nga 2 persona të tjerë teksa po kalonte në vizat e bardha një makinë tip ‘Audi’ më targa të huaja e përplasi të moshuarën dukë i shkaktuar një plagë në kokë.
Gruaja e aksidentuar e identifikuar me inicialet D. K., 59 vjeçe.E moshuara ndihmën e parë e mori nga të pranishme pasi ambulance erdhi me vonesë në vendngjarje.
Sipas burimeve 59 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikuar për jetën e ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
