Trip to Albania, portali dixhital për promovimin e turizmit në trevat shqiptare
Trip to Albania, portali që ka për qëllim të promovojë në rrugë digjitale turizmin në vendin tonë, organizoi udhëtimin e parë mediatik në Kosovë ku të ftuar ishin përfaqësues të mediave nga dy shtetet tona.
Organizatorët mbajtën ceremoninë e lancimit të portalit si dhe bënë të ditura shërbimet që ofron faqja online.
Të pranishëm ishin funksionarë nga qeveritë tona, përfshirë Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, ambasadorë, kryetarë bashkish, operator turistik dhe aktorë të tjerë të interesuar.
Në fjalën e tij drejtori Ekzekutiv i Trip to Albania, Azem Bujupi, u shpreh se qëllimi është prezantimi i vendeve shqiptare tek turistët.
"Fillimisht ne duhet ta prezantojmë veten se kush jemi ne për ata që duan të na vizitojnë ne, duhet të prezantojmë kulturën, traditën, zakonet, mikëpritjen, veshjet."
Nga ana e tij ministri Klosi u shpreh se kjo platformë është një mundësi inovative për promovim.
"E gjithë pasuria turistike shqiptare do të duhet të vitalizohet në kuadër të fillimit të sezonit të ri turistik".
Eventi u organizua nga Trip to Albania dhe asocacioni i gazetarëve të Kosovës.

