Shisnin kokainë në doza të vogla në Elbasan, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Elbasan. Në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen "28 Nëntori" të qytetit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.